Kulli: Gabimet paguhen, angazhimi nuk ishte 100% – çdo gjë do të shihet në vazhdimësi

 Kulli: Gabimet paguhen, angazhimi nuk ishte 100% – çdo gjë do të shihet në vazhdimësi

Sot janë zhvilluar tri takime shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Malisheva” shënoi fitore të thellë, 3-0, ndaj Llapit në ndeshjen e tretë kampionale.

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Llapit, Andi Kulli, tha se pësuan nga gabimet.

“Gabimet paguhen, një gabim i portierit dhe pësuam. Jo angazhimi siç e donim, nuk ishte faji asgjë tjetër përveç mos anazhimi 100%”, tha ai për Art Sport.

May be an image of 4 people, people playing football, people standing and grass

I pyetur nga mediat në qoftë se ndikoi fitorja e Super Kupës së Kosovës në ecurinë e tyre në kampionat, Culli u përgjigj kështu.

“Keni durim, çdo gjë do të shihet në vazhdimësi. Fitoja e Super Kupës na motivoi më shumë, por gabimet paguhen. Në vazhdim do të shikojmë të ardhmen”.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës llapjane do të jetë ndaj FC Ballkanit.

TË NGJASHME