27-vjeçarja nga Hani i Elezit, në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari

 27-vjeçarja nga Hani i Elezit, në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari

Një vajzë me origjinë nga Kosova ka mbetur e vdekur në aksidentin fatal në Bullgari.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sumeja Bravën (1994), nga Hani i Elezit.

E ndjera, së bashku me familje, qe një kohë të gjatë jetonte në Shkup.

Kujtojmë se 45 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të plagosur nga aksidenti.

Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut (shumica shqiptarë) që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Tragjedi, trishtim, dhimbje dhe lot! I rëndë lajmi për vdekjen aksidentale në Bullgari të 46 të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar ai.

TË TJERA