70 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit gjatë verës

 70 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit gjatë verës

Mimoza Sylejmani arkitekte në Komunën e Prishtinës ka folur për dekorin në sheshet e kryeqytetit.





Ajo ka thënë se thënë se dekori i cili është bërë në sheshin e Prishtinës ishte planifikuar të bëhej para dy vjetëve porse nuk ishte realizuar për shkak të pandemisë.

Ajo ka thënë se janë ndarë 70 mijë euro për dekorimin e qytetit dhe se përfshinë disa pjesë.

Sylejmani ka thënë për emisionin “SOT” në KTV se janë dekoruar sheshi “Skënderbeu”, sheshi “Adem Jashari”, rruga “Fehmi Agani”, bulevardi “Nëna Terezë”, sheshi “Zahir Pajaziti”, rruga siç njihet “kafet e rakisë”, rruga “Qamil Hoxha”, rruga “Rexhep Luci”, rruga “Luan Haradinaj” duke shtuar se po shikojnë për dekorimin edhe të rrugës “B”.

“Kjo pjesa e sheshit ka shumë vapë verës dhe një farë mënyre do të bëhet më freski. Jemi munduar të bëjmë gërshetim të ngjyrave dhe është diçka shumë e mirë sepse edhe mergimtarë kanë filluar të vijnë”, ka thënë ajo.

Sipas saj ka thëne se në “akull në verë” i cili pritet të fillojë së shpejti, janë 30 shtëpiza do të cilat do të kenë pije freskuese.

“Jemi duke shikuar mundësinë që të kemi çdo natë muzikë live. Kontrata me kompaninë fituese të tenderit për dekorimin e qytetit është vetëm për këtë vit. Po presim që më datë 15 t’i ndezim dritat në mënyrë që edhe festa e Bajramit të na gjejë ndryshe”, ka thënë ajo.





TË TJERA