AAK shpall zgjedhjet e brendshme

 AAK shpall zgjedhjet e brendshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të marte, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të kësaj partie është vendosur që të mbahen zgjedhjet e brendshme.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021”, bëhet e ditur përmes një postimi në faqën zyrtare të kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në këtë njoftim bëhet e ditur se procesi zgjedhor do të përfundoj më 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e kësaj partie.

TË TJERA