Aeroporti i Stambollit merr çmimin “5 Yje” nga instituti ndërkombëtar i aviacionit

 Aeroporti i Stambollit merr çmimin “5 Yje” nga instituti ndërkombëtar i aviacionit

Aeroportit të Stambollit iu dha çmimi “Aeroport me 5 yje” nga organizata ndërkombëtare hulumtuese e transportit ajror me qendër në Londër, “Skytrax”, raporton AA.

Sipas deklaratës nga administrata e aeroportit (IGA), Aeroporti i Stambollit, që cilësohet porta e Turqisë drejt botës, me çmimet që fitoi në gjithë botën vazhdon të jetë krenaria e aviacionit turk. I regjistruar së fundmi si “Aeroporti më i mirë” në kategorinë e “Transformimit digjital” në kuadër “16th ACI Europe Awards”, organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), falë infrastrukturës digjitale dhe zhvillimit teknologjik, Aeroporti i Stambollit ka shtuar një të ri në çmimet e fituara.

I cilësuar si “Aeroport me 5 yje” nga instituti i aviacionit me qendër në Londër “Skytrax”, Aeroporti i Stambollit është bërë qendra e tetë globale e transferimit në botë që kanë arritur këtë epitet, shkruan IndeksOnline.

Aeroporti, i cili gjithashtu është vlerësuar me çmimin “Aeroport me 5 yje për masat parandaluese kundër COVIDIT-19”, i cili jepet special gjatë pandemisë së koronavirusit, e ka marrë këtë titull i katërti me radhë pas aeroportit “Fiumicino” në Romë, aeroportit ndërkombëtar “Hamad”, në Doha dhe aeroportit “El Dorado”, në Bogota.

Para çmimeve të “Skytrax”, Aeroporti i Stambollit mori “Certifikatën pandemike” të dhënë nga Drejtoria e përgjithshme e aviacionit civil dhe më pas nënshkroi “Protokollin e sigurisë së shëndetit të aviacionit COVID-19” të dhënë nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA); Ai arriti të bëhej aeroporti i parë në botë që mori certifikatën e “Akreditimit ahëndetësor për aeroporte” të lëshuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.

  • Aeroporti me terminalin më të madh që mori “5 yje”

“Skytrax”-i, organizatë ndërkombëtare kërkimore e transportit ajror, ka siguruar shërbime të inspektimit të cilësisë, vlerësimit të yjeve dhe krahasimit të cilësisë për aeroportet dhe linjat ajrore që nga viti 1989. Si rezultat i inspektimeve fizike triditore pas rregullimeve të gjera dhe procesit të detajuar të përgatitjes, përsosmëria e Aeroportit të Stambollit në përvojën e pasagjerëve u miratua nga një institucion ndërkombëtar me “5 yje”.

Aeroporti i Stambollit, gjithashtu arriti të bëhet aeroporti me terminalin më të madh në botë që merr “5 yje”.

Kadri Samsunlu, shef ekzekutiv dhe menaxher i përgjithshëm i IGA-së, i cili drejton aeroportin, theksoi se aeroporti ka krijuar një kulturë të orientuar drejt klientit.

“Ne do ta avancojmë këtë edhe më tej dhe puna jonë në këtë drejtim po vazhdon me shpejtësi”, shtoi ai.

Shefi ekzekutiv i “Skytrax”-it, Edward Plaistedi, tha se Aeroporti i Stambollit është një arritje e jashtëzakonshme inxhinierike me terminalin e tij, i cili ka një kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh.

“Ky aeroport i madh ka një larmi mbresëlënëse të pajisjeve të pasagjerëve, me një lehtësi të hyrjes në zona të ndryshme terminale”, shtoi ai.

TË TJERA