“Ai snajper do të jetë i yni”, pankarta që serbët vendosën së fundi në Leposaviq

 “Ai snajper do të jetë i yni”, pankarta që serbët vendosën së fundi në Leposaviq

Tash e nëntë ditë qytetarë serbë po protestojnë në pikat kufitare në veri të vendit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet ndaj targave për të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Përveç vendosjes së pankartave me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” në pjesën veriore, sot në Leposaviq është vendosur një pankartë në gjuhën serbe me mbishkrimin “Ai snajper do të jetë i yni”





Kjo pankartë nuk është se e ka nxitur ndonjë reagim, ndonëse forcat e KFOR-it dhe ato të EULEX-it janë parë duke vëzhguar situatën, raporton Zëri.

Forca amerikane, kanadeze e polake të KFOR-it kanë mbërritur dje në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë.

Nga KFOR-i thanë se është rritur numri dhe kohëzgjatja e patrullimeve që po bëhen në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun.

E tërë kjo situatë në veri është krijuar pasi Qeveria e Kosovës më 20 shtator vendosi reciprocitet ndaj targave të automjeteve të Serbisë, gjë që shkaktoi edhe protesta nga ana e qytetarëve serbë.





Sipas këtij vendimi, të gjithë ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet që të pajisen me targa të përkohshme “RKS”.

TË TJERA