Aksidenti tragjik në Bullgari: Prokuroria e konfirmon se ka ndodhur një shpërthim

 Aksidenti tragjik në Bullgari: Prokuroria e konfirmon se ka ndodhur një shpërthim

Të paktën 46 persona kanë vdekur në një aksident me autobus që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Numri i viktimave u konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Bullgari. Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, mes viktimave janë 12 fëmijë, pesë prej tyre të mitur.

Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar atë, shkruan gazeta bullgare Dnevnik.

“Pamja po bëhet më e qartë çdo orë që kalon. Ekipet po marrin në pyetje viktimat në Pirogov, dy prej tyre janë në gjendje të japin shpjegime, të tjerët janë në shok ose në reanimacion, edhe pse pa rrezik për jetën. Po ashtu janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë në vendngjarje”, në një konferencë zv/kryeprokurori i shtetit, Borislav Sarafov.

Ai ka konfirmuar se nuk do të ketë hetim për rastin në Maqedoninë veriore dhe prokuroria vendase do t’ua përcjellë të gjitha dokumentet e nevojshme homologëve të saj bullgarë.

Kujtojmë se në mesin e viktimave, shumica nga ta raportohet se janë shqiptarë.

TË TJERA