Aksidenti tragjik në Bullgari, Sali Berisha akuzon rëndë Edi Ramën: Ky është akti i fundit antikombëtar

 Aksidenti tragjik në Bullgari, Sali Berisha akuzon rëndë Edi Ramën: Ky është akti i fundit antikombëtar

Ish kryeministri i Shqipërisë dhe ish lideri i PD-së, Sali Berisha, përmes një postimi në fcaebook ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit nuk shpalli ditë zie në Shqipëri në nderim të 46 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët humbën jetën në aksidentin e rënë që ndodhi në Bullgari.

Sipas Berishës, ky qëndrim i Ramës është antikombëtar, ku ndryshe vepruan Maqedonia, Kosova dhe Bullgaria.

“Një akt cinik dhe qëndrim antikombetar! Të dashur miq, në traditën e fqinjësisë së mirë, zija ndahet si midis familjeve por edhe midis shteteve. Për aksidentin me tragjik të rajonit në dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptarëve qytetar të Maqedonisë së Veriut, por dhe të Kosovës në flakët e autobusit në Bullgari, shpallen një ditë zie kombëtare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria”, shkruan Berisha.

Më tej, Berisha thotë se Edi Rama refuzoi të mbajë ditë zie në Shqipëri.

“Kurse Edvin Kristaq Rama qëndroi zemerdru. Nuk pranoi të ndajë zinë për 46 jetë të humbura shqiptarësh me fqinjët tanë por u suall sikur kjo tragjedi të kishte ndodhur në ndonjë vend të Oqeanisë. Mos shpallja zi kombëtare se bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bullgarinë për 46 shqiptarë që humben jetën në flakët e autobusit është akti i fundit cinik dhe antikombëtar i Edvin Kristaq Ramës”, ka shkruar Sali Berisha, përcjellë “Bota sot”.

TË TJERA