Analisti që përkrah VV ia rikujton Kurtit premtimin për mospagesën e rrymës për Veriun: 6 muaj kaluan, premtim i papërmbushur

 Analisti që përkrah VV ia rikujton Kurtit premtimin për mospagesën e rrymës për Veriun: 6 muaj kaluan, premtim i papërmbushur

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka kritikuar Qeverinë Kurti për pagesat e rrymës në komunat veriore.

Ai tha se qeveria kishte premtuar që do ta rregullonte këtë çështje, mirëpo nuk e bëri.

“Qeveria Kurti pati premtuar se për 6 muaj do ta rregullojë këtë çështje. 6 muaj kaluan. Premtim i papërmbushur”, shkroi Pozhari në Facebook.

Postimi i plotë

10 milionë euro janë paguar për rrymën në veri nga taksat tona veç për 2 muaj e gjysmë.

Qeveria Kurti pati premtuar se për 6 muaj do ta rregullojë këtë çështje.

6 muaj kaluan. Premtim i papërmbushur.

TË TJERA