ANKETË/ 42.5 % e serbëve të Serbisë besojnë se nuk e kanë humbur Kosovën

 ANKETË/ 42.5 % e serbëve të Serbisë besojnë se nuk e kanë humbur Kosovën

Qendra për Dialogun Social dhe Nisma Rajonale në Serbi ka publikuar rezultatet e një hulumtimi lidhur me atë se çfarë mendojnë serbët se është plani i presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën dhe në përgjithësi për qëndrimet e tyre rreth çështjes së shtetësisë së vendit tonë.





Ajo çka vuri në pah ky hulumtim është që serbët atje ende nuk kanë hequr dorë nga Kosova dhe besojnë që Vuçiq nuk do të dorëzohet ndaj presioneve ndërkombëtare.

Pyetësori përfshinte pyetje së bashku me përgjigjet opsionale, rezultatet e disa prej të cilëve po ua ofrojmë më poshtë:

Cili mendoni se është plani i presidentit Aleksandar Vuçiq për Kosovën?

21.7 % e serbëve deklaruan se do ta njeh pavarësinë e Kosovës në këmbim të pranimit në BE. Ndërsa 20.3 % e zgjodhën opsionin se nuk do ta njeh Kosovën dhe s’do bëjë asnjë lëshim për shqiptarët.

A i përkrahni negociatat mes Beogradit e Prishtinës lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës?

Opsioni më i zgjedhur, me 40.1 % ishte: E mbështes kryesisht, ndërsa 18.2 % e të anketuarve e zgjodhën: Nuk e mbështes fare.

A e mbështesni politikën e presidentit Vuçiq ndaj Kosovës?

48 % e të anketuarve u deklaruan se e përkrahin, ndërsa 37.8 të tjerë që nuk e përkrahin.

A mendoni se Kosova është e humbur?

“Jo, Kosova nuk është e humbur” – thanë 42.5 % e të anketuarve.

“Serbia e ka humbur Kosovën nga bombardimet e NATO-s dhe lufta e 90-ës” – u deklaruan 32.8 % e serbëve.

A do ta përkrahnit vendosjen e një takse shtesë për të gjithë qytetarët, e cila do të mblidhte fonde për lobimin dhe luftën për ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë?

PO (33.3 %)

JO (66.7 %)

Imagjinojeni një skenar në të cilin nuk është e mundur që Serbia të përparojë në të njëjtën kohë ekonomikisht dhe politikisht dhe të ketë sovranitet mbi Kosovën. Cilin opsion do ta zgjidhnit së pari në atë rast?

Zhvillimi ekonomik dhe politik i Serbisë (49.5 %)

Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën (50.5 %)

A do ta përkrahnit njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse kjo do të ishte kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian?

PO (22.1 %)

JO (69.3 %)

Imagjinojeni situatën e mëposhtme. Në dhjetor, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e nënshkruan marrëveshjen për njohjen e Republikës së Kosovës:

A do ta quanit tradhti këtë akt?

PO (71.2 %)

JO (28.8 %)

A do të dilnit në protestë pas një vendimi të tillë?

PO (47.6 %)

JO (52.4 %)

A mendoni se Aleksandar Vuçiq do ta nënshkruajë ndonjëherë një marrëveshje të tillë?

PO (42.2 %)

JO (57.8 %)

A do ta votonit Vuçiqin pas kësaj në zgjedhjet e ardhshme?

PO (17.5 %)

JO (82.5 %)

Ky publikim është pjesë e projektit “Përmirësimi i komunikimit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse” i cili zbatohet nga Qendra për Dialogun Social dhe Iniciativat Rajonale. Projekti mbështetet nga Projekti i Fondit të Demokracisë Ballkanike të Fondit Gjerman Marshall dhe USAID. Qëndrimet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit Ballkanik për Demokraci, Fondit Marshall Gjerman, USAID ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





TË TJERA