Arb Manaj flet nga Turqia, tregon më të rejat rreth tij dhe klubit Bandirmaspor

 Arb Manaj flet nga Turqia, tregon më të rejat rreth tij dhe klubit Bandirmaspor

Arb Manaj karrierën e tij prej futbollisti e nisi në qytetin e Klinës te klubi i Dukagjinit, shkruan Gazeta inFokus.

Me pas sulmuesi klinas u transferua te Trepça ’89, nga ku edhe arriti te kalonte në Turqi te skuadra e Ankara Keciörengücü.

Manaj aktualisht është i huazuar nga Ankara Keciörengücü te Bandirmaspori, ekip që bënë pjesë në Ligën e Parë të Turqisë.

Gazeta inFokus ka realizuar një intervistë të shkurtë me Arb Manaj, i cili po e ndihmon Bandirmasporin për inkuadrimin në Superligën e Turqisë.

“Sezoni ka nisur shumë mirë edhe pse kemi pasur disa lojtarë të formacionit te parë me ‘Covid-19’, por kemi arritur të fitojmë 4 ndeshje në 7 javët e para dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Manaj.

Me pas 23 vjeçari foli për formën e tij dhe objektivin e klubit.

“Te them te drejtën kam bërë shumë paraqitje të mira vetëm goli me ka munguar, por edhe ai do te vijë shumë shpejt. Objektivi kryesor është zona e Play-Off, por edhe inkuadrimi direkt në Superligën e Turqisë”, deklaroi Manaj për Gazetën inFokus.

Për fund ai foli edhe për ftesën e kombëtares së Kosovës, ku theksoi se gjithmonë është i gatshëm për ta pranuar ftesën e vendit të tij.

“Akoma nuk kam pranuar ftesë nga kombëtarja, por unë gjithmonë jam i gatshëm me i’u përgjigj ftesës së Kosovës sa herë që vendi im ka nevojë për mua”, përfundoi Arb Manaj.

Sulmuesi nga Klina ishte i ftuar nga kombëtarja e Kosovës në muajin qershor, kur ‘Dardanët’ zhvilluan dy ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë ndaj Guinesë e Gambisë.

Madje ndaj Guinesë, Manaj realizoi goli e parë me fanellën e kombëtares së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

TË TJERA