Ardian Kastrati e quan monstrum stalinist Hysamedin Ferajt

 Ardian Kastrati e quan monstrum stalinist Hysamedin Ferajt

Deputeti Ardian Kastrati i ka raguar ashpër zyrtarit të VV-së, Hysamedin Feraj i cili ka postuar fotot e disa gazetarëve të Kosovës dhe foton e deputetit Kastrati duke i quajtuar si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Deputeti Kastrati e ka quajtur Ferajn monstrum stalinist, i cili sipas Kastartit me shpresën e ringjalljes së regjimit të kuq tenton ta influencoj jetën politike, shoqërore dhe akademike në Kosovë.

Postimi i plotë i deputetit Kastrati:

Hysamedin Feraj – këshilltari aktual i Kurtit ( Duśan Mugośa i Shqipërisë enveriste dhe jo i Shqipërisë së sotshme) më paska linçuar mua si deputet i këtij vendi ( i zgjedhur me vullnetin e lirë të 13.200 qytetarëve)

së bashku me një grup të respektuar gazetarësh e publicistësh të njohur të skenës publike në Kosovë.

Duśani i Enver Hoxhës paska thënë që unë dhe gazetarët e apostrofuar punojmë falas për Serbinë.

I them këtij Duśanit se në kohën kur ti je përkul me grusht para kufomës së Enver Hoxhës babai im dhe familja ime ka derdh gjak që Kosova të shkëputet nga orbita komuniste.

I them këtij stalinisti enverist të pafytyrë se kot ke kërkuar votë të bëhesh deputet në Kuvendin e Kosovës ( si kandidat i VV-së) për të zhvatur një rrogë nga taksapaguesit e Kosovës dhe për të sulmuar orientimin perëndimor të Kosovës. Kjo sepse në 1990 populli i Kosovës në mënyrë të uniformuar i tha JO KOMUNIZMIT. Ndërsa, gjatë 1998-1999 populli i Kosovës përmes çlirimit, përveç Serbisë, shporri edhe mbeturinat e fundit të komunizmit nga Kosova.

Sot, përmes qeverisê Kurti po mbijetojnë vetëm disa mbetje komuniste si çifti i këtij Hysamedin Ferajt sepse as mbeturinë ky nuk ja vlen të quhet.

Ky Hysamedini përfaqëson qelizat e fundit të një ish-regjimi komunist që tani tenton të gjalloj në Kosovë. Këtë ja bën të mundur vetëm pushteti i Kurtit si askund tjetër në Evropë.

Ky monstrum stalinist, me shpresën e ringjalljes së regjimit të kuq tenton ta influencoj jetën politike, shoqërore dhe akademike në Kosovë.

Shpalleni NON-GRATA mbetjen e regjimit komunist.

P.S. E ftoj Këshillin e Etikës së Universitetit të Prishtinës të më ” shqiptoj” edhe një vërejtje të radhës për “fyerjet” që i bëra këtij monstrumi stalinist. Urdhnoni jepni. Unë jam i gatshëm ti përballoj persekutimet politike e publike qê më bëhen nga pushteti aktual për shkak të mendimit tim të lirë….ama NUK E DORËZOJ mendimin tim të lirë me asnjë çmim. Mendimi im është i legjitimuar me votën e lirë e vota e lirë nuk e duron linçimin që del nga shkolla komuniste.

Ndërsa mediave që më ftuan ju kërkoj ndjesë por nuk kam më shumë kohë për këtë temë…kjo për shkak të angazhimit tim në fushatë për të siguruar fitoret e radhës së PDK-së me 14 Nëntor.

Miq, shiheni më poshtë se si ky Hysamedini ( këshilltari i Kurtit) përshëndetet me grusht para liderit komunist Enver Hoxha. …dhe imagjinoni i njëjti ka kërkuar votën të bëhet deputet i kuvendit të Kosovës përmes listës së VV-së.

TË TJERA