Ardian Limani: Nuk i frikohemi Deçiqit, pervoja është në anën tonë (VIDEO)

 Ardian Limani: Nuk i frikohemi Deçiqit, pervoja është në anën tonë (VIDEO)

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani është shprehur optimist para sfidës së parë ndaj klubit nga Mali i Zi, FC Deqiç.

Limani tha që Drita hyn si favoritë ndaj nënkampionit të Malit të Zi.

“Intelektualët” ndaj malazezëve shënojnë debutimin në Konferencë Ligë.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjtën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.

Kjo sfidë transmetohet direkt në Klan Kosova dhe në platformën Artmotion.

TË TJERA