Arianit Koci tregon planin djallëzor të Listës Serbe, paralajmëron politikanët

 Arianit Koci tregon planin djallëzor të Listës Serbe, paralajmëron politikanët

Avokati Arianit Koci ka treguar planin djallëzor të Listës Serbe.

Koci kritikoi politikanët shqiptarë të cilët po shtyhen në mes vete, ndërsa Lista Serbe po i realizon planet e saj.

“Derisa politikanët tanë analfabet (shumica prej tyre), po shtyhen ndërmjet vete – Lista Serbe (Srpska Lista), e ka bërë një plan djallëzor në mënyrë që t’i fus në kontroll 2/3 e votave të pakicave”, deklaroi Koci

Ai në një postim në rrjetin social Facebook tregoi më detajisht mënyrën se si Lista Serbe po vepron pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë

Derisa politikanët tanë analfabet (shumica prej tyre), po shtyhen ndërmjet vete – Lista Serbe (Srpska Lista), e ka bërë një plan djallëzor në mënyrë që t’i fus në kontroll 2/3 e votave të pakicave.

Çka kanë bërë?

Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodžić, është një iniciative që pretedon që i përfaqëson boshnjakët.

Kjo inicijative, në Pejë dhe rrethinë ku ka më së shumti boshnjak, nuk ka fituar thuaja asnjë votë.

Në vende ku nuk ka fare boshnjak, apo ka shumë pak – si në Graçanicë, Partesh, Ranillug dhe veri të Kosovës, Adrijana si duket i ka rreth 7000 vota.

Gjasat janë të mëdha që serbet, kanë votuar për iniciativën e Adrijanës.

Në anën tjetër, Vakat i ka rreth 5000 vota, Duda Balje rreth 3000 vota dhe Emiljija Redžepi rreth 3000 vota – të fituara në vende ku ka boshnjak.

Me gjendjen momentale, Adrijana Hodžić me votat e serbëve mund t’i marrë 2 mandate nga 3 sa janë të rezervuar për boshnjakët.

Njejtë po ndodh edhe me – Romani Inicijativa – Gazmend Salijević.

Ai në vende me shumicë serbe, i ka siguruar rreth 4000 vota – së paku dy vende në parlament.

Kur e llogaritim edhe Adem Hodža nga Goranska Zajednica, po del një situatë absurde.

Lista Serbe ka gjasa që i kontrollon më shumë se 2/3 e votave të pakicave.

Për momentin së paku 15 vota.

Praktikisht, asnjë ndryshim kushtetues, apo asgjë substanciale nuk mund të bëhet pa serbet.

Lista Serbe – është fakt notor, kontrollohet nga Serbia.

Sidoqofte, vendet e rezervuara për pakica janë kategori kushtetuese.

Prandaj, çdo devijim i vullnetit të votuesve është shkelje kushtetuese.

Kjo çështje duhet menjëherë të adresohet.

TË NGJASHME