Avokati Gashi thotë se nuk kishte arsye ligjore të mbahej në paraburgim personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur

 Avokati Gashi thotë se nuk kishte arsye ligjore të mbahej në paraburgim personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i E.M, personit i cilit dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Koshare, ku të vdekur kanë mbetur pesë persona, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar sot në Shtime, ku u kundërshtua lirimi në arrest shtëpiak i tij.





Gashi ka thënë se nuk ka pasur arsye ligjore që të vazhdojë paraburgimi ndaj E.M, transmeton Telegrafi.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës te E.M për shkak të interesimit të gazetarëve lidhur me rastin e aksidentit tragjik që ka ndodhur më 06.06.2021 në magjistralen Ferizaj-Shtime jap këtë sqarim: Me qenë se hetimet kanë përfunduar dhe gjatë hetimeve janë siguruar provat relevante nuk ka pasur arsye ligjore që paraburgimi ndaj E.M të vazhdohet”, thotë në reagim avokati Gashi.

Me tëj ai thotë se “Për këtë rast është ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për vepër penale: rrëzim i komunikacionit publik nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të kodit penal të Republikës së Kosovës”.

“Sigurisht që të gjithë ndjejmë dhimbje për humbjen e jetëve në këtë aksident tragjik të komunikacionit”, vijon më tej reagimi.

Ndryshe, sot në Shtime është mbajtur një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë në rastin ku nga një aksident humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramadani, në qershor të këtij viti.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Ministre ku je”, “Po drejtësi, jo korrupsion”, e tjera pankarta.

Aksidenti tragjik kishte ndodhur më 6 qershor, në Koshare të Ferizajt. Në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin Vw Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pesë persona të cilët ishin në automjetin VË Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar. I.R., 32-vjeçe.





TË TJERA