Babai dhe vëllai i dëshmorëve, vet veteran i zhgënjyer e dorëzon certifikatën: Janë ba veteran pa luftu

 Babai dhe vëllai i dëshmorëve, vet veteran i zhgënjyer e dorëzon certifikatën: Janë ba veteran pa luftu

Ukë Uka, nga fshati Carravik i Klinës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës babai i dëshmorit Halil Uka dhe vëlla i dëshmorit Latif Uka, i zhgënjyer nga fakti se certifikatën e veteranit të UÇK-së e kanë marrë edhe njerëz të cilët nuk kanë luftuar fare, e ka dorëzuar atë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka hequr dorë nga të qenit veteran, pasi që është shumë i zhgënjyer.

Ukë Uka tregon se vetëm në fshatin e tij janë rreth 70 persona të cilët i gëzojnë privilegjet pa qenë fare ushtarë të UCK-së. Sipas tij certifikatën e veteranit e kanë marrë edhe njerëz që janë kthyer nga Gjermania pasluftës dhe nuk kanë liuftuar asnjë ditë.

TË TJERA