Baca Rifat – Bekimit: Vazhdo kështu në shërbim të vendit e qytetarëve, do ta kesh çdo herë mbështetjen e familjes

 Baca Rifat – Bekimit: Vazhdo kështu në shërbim të vendit e qytetarëve, do ta kesh çdo herë mbështetjen e familjes

Kryefamiljari i familjes heroike Jashari, Baca Rifat i ka dhënë mbështetje të madhe nipit të tij, Bekimit.





Postimi i Bekim Jasharit:

“Vazhdo kështu në shërbim të vendit e qytetarëve, do ta kesh çdo herë mbështetjen e familjes”, ishin fjalët që i përseriti mixha Rifat, gjatë vizitës që na bëri në zyrën e listës sonë të pavarur.

Faleminderit i dashur mixhë, të kam premtuar që ashtu siç jam betuar para varrit të babës Shaban, babushit Hamëzes, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes sime dhe varreve të dëshmorëve, do të vazhdoj të punoj deri në frymen e fundit, me transparencë dhe duar të pastra, në jetësim të idealit dhe amanetit të dëshmorëve, për një jetë më të mirë për të gjithë.

Vazhdojmë bashkë për ideal!

#idealpërskenderaj #ideal113





TË TJERA