Bajrami: Diaspora dhe remitancat, faktorët kryesor për rritjen e buxhetit të Kosovës

 Bajrami: Diaspora dhe remitancat, faktorët kryesor për rritjen e buxhetit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka votuar në parim Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Bajrami në Edicionin Special në Klan Kosova tha se këtu kanë ndikuar pjesëmarrja rekord e diasporës sivjet dhe remitancat.

“Në vitin 2021 kishim relaksim të madh të masave pothuajse u hoqën të gjitha masat. Ne e dimë për relaksimin e masave që u bënë para shfaqjes së variantit “Delta” të koronavirusit edhe kjo pastaj pati një kosto të madhe me jetën e njerëzve”.

“Megjithatë konsumi u rrit. Patëm një prezencë jashtëzakonisht të madhe të diasporës dhe kemi pasur remitanca jashtëzakonisht të mëdha për shkak se diaspora kishte pasur një vit nuk kishin qenë në Kosovë”.

“Konsumi u rrit pikërisht për shkak të këtyre faktorëve, remitancave dhe prezencës së madhe të diasporës”.

TË TJERA