Baraliu: Vjosa Osmani i solli VV’së 35 deri në 50 mijë vota

 Baraliu: Vjosa Osmani i solli VV’së 35 deri në 50 mijë vota

Analisti Bleron Baraliu ka kalkuluar votat që Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit i ka sjellur në rezultatin e përgjithshëm të fitores së Vetëvendosjes (VV). Sipas tij, kjo Listë i ka sjellur VV’së, 35 mijë deri në 50 mijë vota

Me anë të një shkrimi në Facebook, Baraliu ka thënë se në bazë të kalkulimeve atëherë empirikisht mund të konstatohet se Lista Guxo i ka sjellë VV’së 35 mijë deri në 50 mijë vota.

“Faton Peci ka 25,307 vota (Doarsa KXh 10,604). Lista Vjosa nuk ka pas mbi 10 kandidat (nese sgaboj), dhe mund te konstatojme se ne rastin me ekstrem se paku gjysma e votuesve duhet te kene votuar Pecin. Ne anen tjeter se paku 30% e votuesve LV e kane votuar Doarsen. Prandaj mund te perfundojme empirikisht se LV i ka sjelle VV 35-50K vota, me afer kufirit te poshtem. Ne anen tjeter, nese shofim dallimin mes LDK dhe PDK, matjet e LVjosa ne fund te 2020 (3-4%), dhe voten qe ka votuar ‘kunder’ ne vend se per, votat LVjosa sillen reth 27-37K”, ka thënë ai.

Sipas Baraliut nëse Vjosa Osmani do të garonte ndaras VV’së do të merrte jo më shumë se 40 mijë vota.

“Pra, nese Vjosa do te konkuronte ndaras LVV do te merrte rreth 390K vota apo ~47% dhe Vjosa diku jo me shume se 40K vota, pra kurrsesi mjaftueshem per te kaluar pragun. Ne fund VV do te humbte rreth 2-3 deputete”, ka thënë ai

TË NGJASHME