Baseli fiton në Ligën e Konferencës, rikthehet Edon Zhegrova

 Baseli fiton në Ligën e Konferencës, rikthehet Edon Zhegrova

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është kthyer te Baseli pas mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi.

Zhegrova të enjten mbrëma është aktivizuar në minutën e 60-të për skuadrën zvicerane, që fitoi 4:2 ndaj Kairat Almatyt të Kazakistanit.

Ndeshja i takoi fazës grupore të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë evropian. Zhegrova nuk kishte luajtur që nga 8 gushti. I ka munguar Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndërsa pritet të kthehet për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Për Baselin ishte fitorja e parë në fazën gupore. Në ndeshjen e parë kishte luajtur pa gola me Qarabagun. Pajtim Kasami startoi te Baseli dhe asistoi në golin e dytë.

Taulant Xhaka qëndroi në stol. Zhegrova 22-vjeçar, në fundjavë qëndroi në stol në ndeshjen kampionale të Baselit. Të enjten fitoi rastin për paraqitje në fushë.

TË TJERA