Batatina: Rruga e trofeve për Llapin ka filluar, dhe do të vazhdojë edhe më tutje

 Batatina: Rruga e trofeve për Llapin ka filluar, dhe do të vazhdojë edhe më tutje

Ka përfunduar ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka fituar këtë trofe vetëm pas penalltive, 5:4.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, u shpreh i lumtur për fitoren.

“Mendoj që është një emocion i paparashikushëm, trimat i përcjell fati, trimat i përcjell historia”, tha Batatina.

“Nuk jam dorëzu anjëherë, me vjen mirë si trajner i parë i Podujevës, ta sjell trofeun e parë në qyteti”.

“Sot në stadiumin Fadil Vokrri, ky I fundit do të zbres me ne dhe do të buzëqesh me Llapin”.

“Rruga e trofeve për Llapin ka filluar, dhe do të vazhdojë edhe më tutje”.

“Trofet tjera nuk do të jetë me rëndësi për mua”.

Është ky trofeu i parë i Kupës në histori të Llapit.

Koha e rregullt ishte mbyllur me rezultatin, 1:1.

TË NGJASHME