Digiqole ad

“Baton Haxhiu, i mërzitur nga fitorja e Albinit dhe Vjosës”

 “Baton Haxhiu, i mërzitur nga fitorja e Albinit dhe Vjosës”

NGA FATON MEHMETI

Dosjet ishin këtu, qysh moti, ato nuk erdhën tani, dhe për “çudi” menjëherë pas fitores së Albin Kurtit. Do të ishte rastësia e shekullit që tani këto Dosje t’i binin në duart e Baton Haxhiut, njeriu më të afër të Hashimit, Edit dhe klanit të tyre. Këto dhe shumë të tjera, të bëjnë të dyshosh në publikimin e këtyre Dosjeve, të cilat nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç atij politikë.

Batoni si kurrë më parë është mërzitur, po qet tym e flakë për fitoren e Albinit dhe Vjosës. Dosja e publikuar, e cila qarkullon nëpër duart e gazetarëve tanimë e 15 vjet, e të cilën sigurisht e ka kaq kohë të gjatë edhe Batoni, u publikuan tani, menjëherë pas fitores së VV-së. E si mund të quhet kjo, përveç se tentativë për të prishur shijen e fitores së VV-së dhe ndëshkimin që mori klasa e vjetër, e të cilës si askush tjetër i ka shërbyer Batoni.

Këto dosje, është dashur qysh moti të publikohen, ose mos të publikohen në këtë kohë, pikërisht në kohën kur ka të arrestuar në Hagë, pikërisht për vrasjet e pasluftës. Shihet qartazi që krejt kjo lojë ka qëllim politik për të goditur VV, më personazhin kryesor që përflitet të jetë ish deputeti i kësaj partie. Kushdo që ka bërë krime duhet të dënohet, pasi krimi s’ka emër tjetër, përveç krim, mirëpo kur tentohet të goditet dikush me gjëra të tilla, tregon mjerimin e atij personi. Mjafton fakti se kjo dosje është publikuar nga media e Baton Haxhiu për të pasur dyshime për motivin e publikimit të saj.

Të tentosh të godasësh Vjosa Osmanim dhe Albin Kurtin e publikime të tilla, me qëllim të destabilizimit të koalicionit të tyre fitues, shpreh më së miri inatin e thellë që ka kapluar Batonin dhe dëshpërimin e tij me humbjen e klanit “ Pronto”. Parashtrohet pyetja shumë e thjeshtë dhe krejt naive, pse Batoni nuk i publikoi deri tani këto dosje, kur i ka pasur edhe më herët, apo prania e PDK në pushtet nuk i leverdiste për një gjë të tillë ?!

Sikur mos ta njihnim Batonin, do e shtjelloja në mënyrë tjetër këtë rast, por kur e dimë kush është Batoni, kujt i ka shërbyer, s’ka asnjë dyshim se këto dosje përdorën si mjet për të goditur Albin dhe Vjosën. S’ka faj Batoni, secili do të ishte hidhëruar sikur të ishte në vend të tij, tanimë s’ka më shkëmbime territore, s’ka më pazare, më të cilat ka jetuar tanimë e 20 vjet Batoni.

Koha e Batonit po mbaron, bashkë me të edhe e klanit “Pronto”, e të cilët i kanë sjellë dëme të mëdha vendit.

Goditjet nën brez për dikë që e urren, janë veprime të ulëta, të cilat dëshmojnë më së miri pse u ka ardhur fundi.

TË NGJASHME