Bekim Balaj transferohet në Rusi

 Bekim Balaj transferohet në Rusi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është rikthyer sërish në kampionatin rus.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur së fundmi një marrëveshje me skuadrën e Nizhni Novgorod, që do të luajë në premier ligën ruse duke nisur nga ky sezon.

Në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të ekipit rus, Bekim Balaj shprehet se zgjodhi të luajë për këtë skuadër pasi e njeh premier ligën ruse, duke e cilësuar si një kampionat të fortë dhe interesant .

Më parë, Balaj ka qenë pjesë e futbollit rus, ku për tre vite ka qenë pjesë e skuadrës së Akhmat, nga viti 2016 deri në vitin 2019, kur edhe vendosi t’i bashkohej për dy sezone Sturm Grazit në Austri.

TË NGJASHME