Bërbatovci: Golin ia dedikoj gjyshes që vdiq sot, Vëllaznimi i mungon Superligës

 Bërbatovci: Golin ia dedikoj gjyshes që vdiq sot, Vëllaznimi i mungon Superligës

Sot ishte një ditë me emocione të përziera për sulmuesin e Vëllaznimit, Florim Bërbatovcin.

Atij i vdiq gjyshja, por për shkak të ndeshjes ndaj Drenasit në Grupin A të Ligës së Parë, nuk mundi të shkojë në varrim.

Bërbatovci realizoi gol dhe gjakovarët fituan 2:1. Atë ia dedikon gjyshes së ndjerë.

“Golin ia dedikoj gjyshes e cila vdiq sot. Për shkak të ndeshjes, nuk ia dola që të marrë pjesë as në varrim. Zoti e mëshiroftë”, deklaroi Bërbatovci për Gazetën Olle.

“E kemi nisur sezonin shumë mirë dhe uroj të vazhdojmë kështu. Është ndjenjë e veçantë të luash për Vëllaznimin sepse qyteti ka pasion të madh për futbollin. Ky klub i mungon Superligës”, shtoi ai.

Vëllaznimi kryeson renditjen e Ligës së Parë me 16 pikë, dy më shumë se Trepça ‘89, të cilën e pret në fundjavë.

TË TJERA