Berisha ftohet nga Norvegjia për ndeshjet e muajit tetor!

 Berisha ftohet nga Norvegjia për ndeshjet e muajit tetor!

Veton Berisha është ftuar nga Përfaqësuesja e Norvegjisë për ndeshjet e muajit tetor.

Ftesën për Berishën nga Norvegjia ka njoftuar të martën klubi i sulmuesit, Vikingu. Norvegjia muajin tjetër, i luan tri ndeshje në kuadër të Grupit G kualifikues.

Mirëpo, Berishën e ka ftuar vetëm për dy duele, atë me Malin e Zi dhe Letoninë. Më 8 tetor luan në udhëtim me Turqinë, përpara se të përballet në shtëpi me Malin e Zi (11 tetor) dhe Letoninë (13 tetor).

Norvegjia zë vendin e dytë në grup me 13 pikë, sa i ka edhe Holanda që është lidere pas gjashtë ndeshjeve të luajtura.

Berisha që është kapiten i Vikingut këtë sezon ka shënuar 15 gola për ekipin e tij në të gjitha garat kurse me Përfaqësuesen e Norvegjisë ka pesë paraqitje dhe një gol të realizuar.

TË TJERA