Bërnabiq: Lëreni Kurtin të ngrejë padi një herë, në vend që ta kërcënojë vazhdimisht Serbinë

 Bërnabiq: Lëreni Kurtin të ngrejë padi një herë, në vend që ta kërcënojë vazhdimisht Serbinë

Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, deri tani do të duhej ta padiste këtë shtet, dhe jo të kërcënonte dhe të pengonte vazhdimisht përpjekjet e negociatave.

Ajo në një intervistë për TV Prva ka vlerësuar se Kurti është një “fanatik ideologjik”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithçka që parashikuam se do të ndodhte nëse Kurti përfaqësonte Prishtinën në dialog po rezulton të jetë e vërtetë”, ka thënë Bërnabiq.

TË NGJASHME