Besian Mustafa reagon ndaj VV-së, publikon pamje të presidentit Rugova në Francë 23 vite më parë

 Besian Mustafa reagon ndaj VV-së, publikon pamje të presidentit Rugova në Francë 23 vite më parë





Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën se askush nuk është pritur në Francë nga Maron, sikurse kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar videon e vizitës së presidentit Ibrahim Rugova në Francë, ku ishte pritur nga Presidenti francez Jacque Chirac, 23 vite më parë, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë që ta etiketojë dikush deputetin e VV-së që ka thënë se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”

“Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bone tag dikush atë deputetin e LVV që tha se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”

Qe pritja “bash qeshtu”, bile para 23 vitesh. Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021.





TË TJERA