Buxhovi: Çdo vrasje duhet ta marrë përgjigjen e vet

 Buxhovi: Çdo vrasje duhet ta marrë përgjigjen e vet

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ka thënë se çdo vrasje që ka ndodhur pas luftës në Kosovë duhet ta marrë përgjigjen, dhe kushdo qoftë ai që ka kryer një akt të tillë ta marrë përgjegjësinë.

Ai në Deskun e KTV-së ka thënë se ka pasur nga partitë si krah i luftës të cilat kanë shfrytëzuar meritat e luftës për përfitime më pas.

“LDK-ja ka dalë me një program të qartë atëherë, por ka qenë reaksion ndaj sjelljes së disa grupeve politike që në njëfarë mënyrë e uzurpuan pushtetin. Partitë që dolën nga lufta, që e kanë shfrytëzuar krahun që e quajmë krahun e luftës, kanë shfrytëzuar meritat e luftës për përfitimin në paqe dhe aty ke i pasur edhe kriminalitet dhe vrasje që pasojat i vuajmë edhe sot”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi ka shtuar se drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, duke shtuar se vrasjet e pasluftës janë bërë në rrethana ku forca të caktuara kanë pasur pushtet.

“Nuk them se këto krime e vrasje janë bërë prej atij apo këtij, por janë bërë në ato rrethana të caktuara kur forca të caktuara kanë pasur pushtet, ka qenë SHIK-u e të tjerë. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vetë. Nëse dikush ka përgjegjësi, lidhet me çfarëdo vrasje, le të ketë qenë edhe hero, ai duhet të japë përgjegjësi sepse janë vra mbi 100 aktivistë të LDK-së, 109 janë të UÇK-së që pak kush ua ka kushtuar vëmendjen, ka qytetarë e pakica, ku çdo vrasje duhet ta marrë përgjigjen e vetë”, ka përfunduar Buxhovi.

TË NGJASHME