Çfarë thotë Gani Geci për Albin Kurtin dhe a do të kthehet në politikë?

 Çfarë thotë Gani Geci për Albin Kurtin dhe a do të kthehet në politikë?

Ish-deputeti Gani Geci krahason liderin e VV’së Albin Kurti me ish-presidentin Hashim Thaçi. Thotë se të dy kanë të njëjtën ideologji dhe mësues duke pasur vetëm një dallim mes tyre. Ndërkoh, Geci thotë se në skenën politike përfaqësohet nga e bija, dhe nuk po e mendon rikthimin.

Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, Gani Geci thotë se nuk e ka menduar kalimin në VV.

“Jo asnjëherë. Dallimi ynë është ideologjik. Lëvizja Vetëvendosje është parti e Albin Kurtit”, thotë Geci.

“Kurti është një personalitet i ngjashëm me Hashim Thaçin vetëm se ky ka lexuar më shumë. Hashimi s’ka lexuar. E kanë ideologjinë e njëjtë, mësuesin e kanë të njëjtë, e kanë Rexhep Qosjen”, tha Geci në RTV Dukagjini

TË NGJASHME