“Çka është kjo dashni e Vetëvendosjes për PDK’në?”

 “Çka është kjo dashni e Vetëvendosjes për PDK’në?”

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, thotë se në të kaluarën Vetëvendosje e Nisma s’kanë lënë gjë të zezë pa thënë për PDK-në, ndërsa tani po i shprehin dashuri këtij subjekti politik.

“Ata munden me bë koalicion mes veti, por sa njeri është në burgje dhe ka vdekur në burgje si pasojë e “rivalitetit të egër” mes tyre.

Qytetarët tani në zgjedhje e kanë mundësinë ti thonë “STOP” mashtrimit të madh të tyre”, shkruan Kelmendi

Postimi i tij i plotë:

Çka është kjo dashni për PDK-në nga NISMA dhe VV-ja?

NISMA-ka filluar bisedimet për koalicion me PDK-në ( në vitet që kaluam ska lënë të zezë pa thënë për PDK-në).

VV-ja nuk e kundërshton koalicionin pas zgjedhor me PDK-në ( në vitet që kaluam ska lënë të zezë pa thënë për PDK-në).

Si duket po del të jet e vërtetë ajo që është thënë se edhe NISMA edhe VV-ja rrënjët i kanë në PDK!

Ata munden me bë koalicion mes veti, por sa njeri është në burgje dhe ka vdekur në burgje si pasojë e “rivalitetit të egër” mes tyre.

Qytetarët tani në zgjedhje e kanë mundësinë ti thonë “STOP” mashtrimit të madh të tyre.

TË NGJASHME