Dardan Islami: Ramush Haradinaj është garanci për Kosovën, ai na bashkon

 Dardan Islami: Ramush Haradinaj është garanci për Kosovën, ai na bashkon

Analisti politik Dardan Islami ka thënë se duke marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë në vend dhe rajon, i vetmi që përveç guximit dhe përvojës për tu ballafaquar me këto sfida nga pozita e presidentit është Ramush Haradinaj.

Islami në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se preferon një zonjë për presidente, mirëpo Haradinaj është garanci për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

“Personalisht kisha preferu një Zonjë për Presidente, por kur kam parasysh situatën e brishtë të sigurisë në rajon dhe vend, i vetmi qe përveç guximit dhe përvojës, ka edhe kondicionin për tu ballafaquar me sfidat e kohës, është Ramush Haradinaj. Si ushtar i mirë dhe trim ai është garanci për mbrojtjen e Kushtetutës, si komandant suprem është garanci për mbrojtjen e integritetit territorial te vendit! Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm, pajtim dhe marrëveshje! Ramushi na bashkon”, ka shkruar Islami.

TË NGJASHME