Daut Haradinaj: Kam luftuar nën flamurin e Jusuf Gërvallës, nëse për Donikën jam kriminel, le të dorëzojë fakte

 Daut Haradinaj: Kam luftuar nën flamurin e Jusuf Gërvallës, nëse për Donikën jam kriminel, le të dorëzojë fakte

sh-deputeti e kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, para rreth tre muajve, i ishte përgjigjur deklaratave të Donika Gërvallës së AAK është ‘parti e krimit’ duke thënë se ‘ajo do të duhej të shkonte në Prokurori për këto akuza’.

Haradinaj kishte thënë se ai ka respekt për familjen Gërvalla dhe kishte qenë komandant i Brigadës që kishte pasur emrin e babait të saj.

“Ajo pe dika, unë nuk e di, kam respekt shumë për familjen e saj së pari, jam kanë komandant i Brigadës që ka pasë emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, edhe i kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës. Mendoj që Beogradi më konsideron kriminel por zonja Gërvalla paska gabu, koka koritë me mu po s’ka dert, nëse ka prova që kam ba naj krim, mos t’hupë kohë por të shkon ku të duhet”, thotë Haradinaj në këtë deklaratë.

“Për cilindo që ka dëshmi që ka ba krime, qoftë ose vetë ajo zonja, ose dikush tjetër, duhet të shkojë në institucionet përgjegjëse, mos me i maltretu më popullin me këso akuza publike. E mbaj mend kur më akuzojshin për kazioni, kur erdh ligji për mbylljen e kazino, menzi që i kam ba deputetët, krejt kanë ik. Menzi e kam kalu. Zonja Gërvalla është mirë me pyet shefen e vet për këto tema. Koha e thashethemeve ka mbaru”, deklaronte tutje Haradinaj

Video nga minuta 54:52:

TË TJERA