Dëshmitari ndaj Mustafës rrëfen se si u keqtrajtua në Zllash

 Dëshmitari ndaj Mustafës rrëfen se si u keqtrajtua në Zllash

Në seancën e kësaj të mërkure në rastin ndaj Salih Mustafës, po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të radhës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Edhe pas kthimit nga pauza, seanca kohë pas kohë po vazhdon të mbyllet për publikun.

Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se a është keqtrajtuar në Zllash, e ky pastaj ka shpjeguar prej kur është marrë nga dy personat e deri te detajet se si e kanë rrahur.

“Më morën në mbrëmje me vete, mi kanë mbyll sytë kur kena shku atje mi kanë hek ato të syve, si kam pas duart e lidhura, vetëm në përcjellë të dy persona edhe dy kanë qenë anash tyre, edhe me than pjesën e sipërme mu zhvesh krejt, pse ti ke marr shënime në atë bllokun, i thash kjo është e shënume me stilolaps jo me kimik, ne raste rreziku vetëm mi qit ujë heket, thash vetëm ditarin e kom marrë me veti, than ti po spiunon, qite thash që ki dokument që shpinoj, tha përkulu edhe me kanë godit në shpinë, më kanë godit me një shufër të gomës sikur shufër e milicë serbe, shufër e gomës jo metalike”.

Prokurori: A mund ta kuptoje nëse dikush i jepte urdhra të tjerëve, ndonjë udhëzim apo diçka, që ti ta kuptoje se ishte komandanti?

“Jo nuk kam vrenjt, nashta ka pas përreth po un nuk kam vrenjt. Dy persona më kanë marrë ne pyetje me të ri se unë shume ka 17 18 vjet, paramendo ti, katër persona kanë qenë gjithsejtë që me kanë marrë në pyetje dhe më kanë rrahur. Masi i kam analizua gjërat e kam kuptuar se s’ka qenë qëllimi, ma shume ka qenë bindjeve tona politike ushtarake, shkaku i tyre, unë mendoj se ajo ka qenë, jo se në ishim spiun, s’ka pas asi sene” tha dëshmitari.

Tutje dëshmitari tha se shenjat e keqtrajtimit i ka vërejtur në pasqyrën e banjos teksa pastrohej.

“Në shpinë dhe supe kam pasur lëndime aty ku më kanë goditur – kam pasur mavijosje ngjyrë të zezë dhe këto shenja më kanë qëndruar rreth katër-pesë ditë. Shenjat i vërejta në pasqyrën e banjos teksa pastrohesha dhe për këto nuk i kam treguar askujt”.

TË TJERA