Detaje rrëqethëse për vajzën e Prizrenit, që u tentua të dhunohet derisa po kthehej nga shkolla

 Detaje rrëqethëse për vajzën e Prizrenit, që u tentua të dhunohet derisa po kthehej nga shkolla

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dhënë detaje të reja për rastin e tentim-dhunimit të një vajze, nga një shtetas i Shqipërisë.

E mitura nga Prizreni ka raportuar se me 9 nëntor, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.

Policia ka bërë të ditur se pas hetimeve, është identifikuar personi i dyshuar.

“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, ka njoftuar policia.

I dyshuari i moshës 30-vjeçare është shtetas i Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në Prizren.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penale.

“I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren”, ka bërë të ditur policia.

TË TJERA