Dhunohen tri vajza të mitura në Kosovë

 Dhunohen tri vajza të mitura në Kosovë

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se dy vajza të mitura janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore.





Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, derisa viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Ferizaj, 27.09.2021 – 02:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, dy viktimat e mitura femra kosovare, janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Po ashtu, Policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër dhunimi në Gjilan.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 28.08.2020 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në praninë e mbrojtësit të tij, pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.





TË TJERA