Dikur ëndërr, sot realitet: Ushtria e Kosovës krah për krah me ushtritë tjera në stërvitjen që po mbahet në Slloveni

 Dikur ëndërr, sot realitet: Ushtria e Kosovës krah për krah me ushtritë tjera në stërvitjen që po mbahet në Slloveni

Flamuri i shtetit të Kosovës po valvitet krah për krah me flamujt tjerë nga shtete të ndryshme në Slloveni.

Një kontingjent i FSK-së, po merr pjesë në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21).

Pjesë e kësaj stërvitje përveç FSK dhe forcave aramtosura sllovene si vendase, po marrin pjesë edhe 19 ushtri të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

Përformca e deritashme e ushtarkëve të Kosovës ka qenë shembull, e cila është vlerësuar forcat homologe sllovene.

Ndryshe tashmë është i ditur suksesi i djemëve dhe vashave kosovare nëpër shkolla, stërvitje dhe ushtrimet ndërkombëtare.

TË TJERA