“Dilni përjashta, përjashta, maskara, legena”: Ilir Meta nuk përmbahet dhe përplaset me policinë

 “Dilni përjashta, përjashta, maskara, legena”: Ilir Meta nuk përmbahet dhe përplaset me policinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e Frymës Re Demokratike, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

“Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar.

Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat Sali Shehu kreu i FRD tha se kjo është një goditje politike në një moment prag fushate.

Më poshtë keni videon e ngjarjes.

TË TJERA