Diplomatët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor s’e kanë më të sigurt anëtarësimin në BE

 Diplomatët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor s’e kanë më të sigurt anëtarësimin në BE

european union blue and gold flags flying in the wind in brussels city in belgium.

Nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, Bashkimi Evropian “nuk mund të pajtohet që të japë një garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit”. Kjo pasi u premtua për anëtarësimin e vendeve, sipas disa diplomatëve, raporton Reuters.





Ky reagim mund “të prekë” Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vende që presin të anëtarësohen në BE. E gjithë kjo situatë thuhet se është shkaktuar nga tensioni në veri të Kosovës.

Në samit, BE-ja pati planifikuar ta përsëriste premtimin e saj, të bërë 18 vjet më parë, se “do t’i ofronte mbështetje perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Kjo ka kaluar të paktën në dy runde bisedimesh pa marrëveshje, kanë theksuar diplomatët.

Shtetet e BE-se thuhet se nuk do t’i zbulojnë pozicionet e tyre, mirëpo Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e nxitimit për futjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE në vitin 2007, dhe nga keqmenaxhimi i punëtorëve, të ardhur nga Evropa Lindore në Britani, duke i kthyer shumë britanikë kundër BE-së.

Sipas diplomatëve, BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë për të bërë liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, në mënyrë që të lëvizin pa viza.

Mosanëtarësimin e shteteve të tjera në BE, e ka parë si problematike njohësi i integrimeve evropiane, John O’Brennan, i cili ka thënë se derisa ka kaq shumë shtete në BE që mendojnë që s’duhet zgjeruar komuniteti, “kjo nuk po shpien askund”.





TË TJERA