Dita e ndeshjes: Drita i bën “konak” gjigantit Feyenoord

 Dita e ndeshjes: Drita i bën “konak” gjigantit Feyenoord

Drita e Gjilanit sonte e zhvillon ndeshjen e parë ndaj gjigantit të futbollit holandez, Feyenoordit.

Kjo përballje i takon raundit të dytë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës, raporton Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” pasi eliminuan Deçiçin e Tuzit, duan të shkaktojnë befasinë e madhe për ta “rrëzuar” Feyenoordin, e që në “letër” është tejet e vështirë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e përplasjes së dy skuadrave.

Ky duel do të zhvillohet në praninë e publikut. 30 për qind e kapacitetit të stadiumit është lejuar për tifozë.

Interesimi për t’u pajisur me biletë është i jashtëzakonshëm nga dita kur u mësua se Feyenoordi do të zbarkojë në Kosovë.

Përballja ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit luhet sonte nga ora 21:00.

TË NGJASHME