Donjet Shkodra nënshkruan me SC Gjilanin

 Donjet Shkodra nënshkruan me SC Gjilanin

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Donjet Shkodra është transferuar te SC Gjilani në Superligën e Kosovës, merr vesh ekskluzivisht “Zeri.info”.

Shkodra është futbollist me shumë përvojë.

Organizatori 32-vjeçar së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.

Në karrierën e tij ka lujtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.

Shkodra pritet që me përvojën e tij ta përmirësojë edhe më shumë lojën e skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

Ekipi nga Anamorava në dy xhirot e fundit ka arritur fitore ndaj Dritës dhe Llapit.

Gjilani në shtatë xhirot e para në Superligë i ka tubuar 12 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë me me një pikë më pak se Ballkani dhe dy më pak se Drenica që është lidere.

TË TJERA