Drejtori i Televizionit Publik në Spanjë mund të ftohet për të dëshmuar në Kuvend, për shkak të raportimit të njëanshëm ndaj Kosovës

 Drejtori i Televizionit Publik në Spanjë mund të ftohet për të dëshmuar në Kuvend, për shkak të raportimit të njëanshëm ndaj Kosovës

Mediat spanjolle kanë gjetur një mënyrë se si ta injorojnë Kosovën në ndeshjen e sontme.

Ato kanë vendosur që Spanjës t’i referohen me shkronja të mëdha “ESP” kurse Kosovës me shkronja të vogla “kos”, shkruan Gazeta Blic Sport.

E në lidhje me këtë gjë ka pasur reagime të mëdha, madje është nisur një peticion që Drejtori i TV Publik Spanjoll të ftohet në Kongres për të dëshmuar.

Këtë gjë e ka nisur një parti politike, Junts per Catalunya por që ka gjetur përkrahje madje edhe nga deputetë të këtij kuvendi.

Madje deputetja katalunase, Miriam Nogueras, ka thënë se pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë.

TË NGJASHME