Drenica lidere në Superligë, klubi ka një njoftim me rëndësi

 Drenica lidere në Superligë, klubi ka një njoftim me rëndësi

Atmosferë fantastike në klubin e Drenicës pas fitores ndaj Malishevës.

Klubi i Drenicës ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku ka njoftuar tifozët se është duke mbizotëruar një atmosferë fantastike në klub, shkruan Sheshi.info

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë pa ndërhyrje:

Sot (e enjte) është zhvilluar stërvitja e radhës, e para pas fitores së skuadrës tonë, ditën e djeshme përballë Malishevës me rezultat 1:0. Në këtë stërvitje, atmosfera ishte si cdo herë e jashtëzakonshme, kurse përkushtimi dhe serioziteti I punës si në çdo stërvitje edhe këtë stërvitje ishte maksimal.

Ju kujtojmë, që një kohë të gjatë, Drenica, nuk ka pasur start kaq të mirë, të kampionateve, ashtu siç e ka tani në këtë kampionat 2021/22, ku nga 7 ndeshje të zhvilluara ka arritur të arkëtoj 14 pikë me vetëm një humbje edhe atë ndaj Dritës, si dhe dy barazime me Gjilanin dhe Llapin, kështu që skuadra aktualisht pozicionohet në vendin e parë në renditjen tabelare të BKT-Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo u arrit falë punës dhe angazhimit nga të gjithë lojtarët, të cilët janë duke dhënë çdo gjë nga vetja e tyre për këtë klub dhe këtë fanellë, për t’i bërë krenar të gjithë qytetarët dhe tifozët e Skenderajt, si dhe normalisht shtabin teknik ku I prinë krye trajneri, Tahir Lushtaku, ndihmëstrajnerët dhe ish-futbollistët e Drenicës, Brahim Vojvoda, Sami Geci, Arton Hajdari e Bekim Xani, si dhe Drejtori Sportiv, Besim Bajraktari, si dhe normalisht gjithë drejtuesit tjerë më të lartë të klubit , është filluar një punë dhe angazhim I madh nga të gjithë që po rezulton më një sukses që po arrihet ndeshje pas ndeshjes, me punë të madhe dhe angazhim të madh nga të gjithë.

Ju kujtojmë, që meritat kryesore për ndeshjet e bukura dhe rezultatet i takojnë krye trajnerit të skuadrës Tahir Lushtakut, si dhe futbollistëve që po I zbatojnë detyrat e tyre me përgjegjësi dhe përpikëri, e ku nën drejtimin e trajnerit Lushtaku, edhe më herët skuadra ka pasur paraqitje mjaft të mira.

Klubi në këto momente ka nevojë për përkrahje pas këtyre rezultateve mjaft të mira, por edhe atëherë kur na vijnë momentet e vështira, klubi ka nevojë gjithmonë që t’i qëndrojmë afër dhe ka nevojë për përkrahjen e gjithë qytetit, Komunës, sponsorëve, donatorëve, e tifozëve, për t’u bërë bashkë të gjithë, që të arrijmë ta qojmë përpara klubin dhe të arrijmë suksese , pse jo edhe deri në arenën ndërkombëtare.

KF Drenica, do të vazhdojë akoma përpara, me këmbë në tokë, por të bashkuar do të bëjmë cdo gjë për të ecur përpara dhe për të arritur suksese sa më të mëdha në këtë edicion si dhe në edicionet e ardhshme, për ta ngritur nivelin e ekipit dhe për të arritur, që të avancojmë futbollistët e rinj për pasur një të ardhme sa më të mirë klubi jonë i zemrës.

Andaj, të gjithë për një , një për të gjithë, të bashkuar mund të arrijmë gjëra të mëdha.

KF Drenica, është e gjithë qytetit dhe qytetarëve të saj, andaj mbështeteni klubin drejt suksese të reja dhe objektivave të mëdha.FORCA DRENICA
VAZHDOJMË PËRPARA

TË TJERA