Dukagjini, fitorja e parë pas ndeshjes së barazhit

 Dukagjini, fitorja e parë pas ndeshjes së barazhit

Dukagjini ka marr fitore e parë në Superligë për edicionin 2021/22.

Të besuarit e Armend Dallkut kanë mposhtur Dritën me rezultat 2-1, duke u larguar nga fundi i renditjes.

‘Hithat’ kanë krijuar një skuadër të mirë, por në shumë ndeshje këtë sezon, fati nuk ishte me ta.

Ndaj Dritës, fati iu kthye në favor, pasi që me dhjetë lojtar (Elton Basriu ishte ndëshkuar me të kuq), arritën të shënojnë fitore, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ishte fitorja e parë për Armend Dallkun dhe Dukagjinin në ndeshje zyrtare, që pas fitores në barazhin e sezonit të kaluar, ku mposhtën Trepçën ’89 me penallti.

Me Ahmed Januzin dhe Jean Cariocan në sulm, Bujar Shabanin e Ergyn Ahmetin në mesfushë dhe Ardin Dallkun në mbrojtje, Dukagjini do të jetë arrë e fortë për secilin kundërshtarë.

Tashmë pritet një ngritje e Dukagjinit, pasi që skuadra duket e komponuar dhe prodhon raste, ndërsa i tetë në renditje me 6 pikë, nuk duket real për lojën e treguar.

Dukagjini në fundjavë do të jetë mysafir i Llapit, skuadër që po ashtu po lufton për fitoren e parë.

TË TJERA