E votoi Glauk Konjufcën “për pikë të qefit”- Bufi ironizon me Xhavit Halitin

 E votoi Glauk Konjufcën “për pikë të qefit”- Bufi ironizon me Xhavit Halitin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se “për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Këtë deklaratë të tij e ka komentuar aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke e shoqëruar me batutë.

Spahiu ka shkruar se nuk pajtohet me Xhavit Halitin lidhur me këtë deklaratë pasi Kosova duhet të investoi në prodhimin e filmit.

Tutje shton, se ka dhjetëra dëshmi që film bërësit kosovar kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ne afirmimin e Kosovës si shtet.

Postimi i plotë i tij:

“Këtu nuk jam dakord me zotriun, Xhavit Haliti. Mendoj qe Kosova duhet te investoj ne prodhimin e filmit. Kemi dhjetëra dëshmi qe filmberesit kosovar kanë dhënë kontribut te jashtezakonshem ne afirmimin e Kosovës si shtet. Jane me dhjetëra çmime ndërkombëtare që film bërësit tone i kane sjelle Kosovës përkundër bugjeteve te varfera me te cilat administrohen. Pa film nuk ka zhvillime te hovshme kulturore dhe promocionale te Kosovës. Unë besoj qe jo vetëm zotriu Haliti por edhe deputet tjere te japin kontributin e tyre ne berjen e filmave dhe ne përgjithësi zhvillimin e kinematografisë vendore! Urime te gjithëve dhe suksese ne pune!”

TË NGJASHME