Edhe një variant i ri i COVID-19 fillon të përhapet

 Edhe një variant i ri i COVID-19 fillon të përhapet

Katër persona që kanë ardhur në aeroportin Haneda të Tokios nga Brazili kanë rezultuar të infektuar me një variant të ri të koronavirusit.

Kështu kanë njoftuar zyrtarët japonezë të dielën, raporton “Kyodo News”.

Konfirmimi ka ardhur ndërsa kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka thënë se Qeveria do të marrë “disa ditë” për të vendosur nëse do të zgjerojë masat emergjente edhe në prefekturat tjera. Në Tokio tashmë janë duke u aplikuar.

Institituti Nacional i Japonisë për sëmundje infektive ka thënë se nuk ka dëshmi momentalisht nëse varianti i ri i koronavirusit i zbuluar te katër personat e ardhur nga Brazili është më ngjitës dhe nëse ka më tepër gjasa të shkaktoë simtpome serioze.

Takaji Wakita, kreu i Institutit, ka thënë se varianti i zbuluar ka ngjashmëri me variantet që po përhapen në Britani të Madhe e Afrikë të Jugut.Ministria ka thënë se katër të infektuarit kanë ardhur në Japoni më 2 janar nga Amazona e Brazilit.

Ata kanë rezultuar pozitiv pas karantinimit në aeroport. Nga katër, një burrë në 40-at është hospitalizuar për shkak të vështirësive me frymëmarrje.

TË NGJASHME