Ekspertët e referimit i jepin të drejtë gjyqtarit Kastrati, nuk ekzistoi asnjëra penalti në duelin Drita – Ballkani

 Ekspertët e referimit i jepin të drejtë gjyqtarit Kastrati, nuk ekzistoi asnjëra penalti në duelin Drita – Ballkani

Dueli ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, përveçse prodhoi dy gola, krijoi gjithashtu edhe raste të shumta shënimi dhe momente diskutabile.

Të dy skuadrat pretenduan për nga një penalti në këtë sfidë, mirëpo sipas kontrollorit të referëve dhe njëherit ekspertit të ksaj fushe, Petrit Hadri, asnjëra nuk ekzistoi, shkruan Gazetasheshi.com.

I ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Hadri ka analizuar dy rastet ku skuadrat pretenduan për nga një 11-të metërsh, mirëpo gjyqtari Visar Kastrati me të drejtë sipas tij ka vepruar që nuk i ka akorduar.

Drita pretendoi për një penalti në pjesën e parë të lojës, teksa gjuajtja e sulmuesit Festim Krasniqi u ndal nga Egzon Sinani, mirëpo topi përfundoi nën sqetullën e mbrojtësit mysafir.

Një pretendim për penalti e pati edhe Ballkani në fundin e ndeshjes.

Mirlind Daku u ndal brenda zonës nga futbollisti Arago Jamal, mirëpo ndërhyrja u konsiderua e rregullt, pasi që mbrojtësi i Dritës i’a largoi topin në momentet e fundit.

Ky është shpjegimi i Hadrit në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Mendim të ngjajshëm pati edhe ish-gjyqtari i njohur kosovar, i cili tashmë është analist i referimit, Ismajl Kasumi.

Ai i dha të drejtë gjyqtarit Kastrati në dy rastet, teksa konsideron se asnjëri nga pretendimet e klubeve nuk qëndron.

Ismajli këto analiza i bëri në emisionin “2me1” në “RTV 21”.

 

TË TJERA