Elon Musk humb 50 miliardë dollarë për dy ditë

 Elon Musk humb 50 miliardë dollarë për dy ditë

Bossi i Tesla, Elon Musk pa aksionet e saj të fundosen pasi pyeti gjatë fundjavës ndjekësit në Twitter nëse ai duhet t’i shesë 10% të aksioneve të kësaj kompanie.

Kjo lëvizje e papritur e Musk u ndoq nga lajmi se vëllai i tij, Kimbal, kishte shitur aksione pak para sondazhit të Musk.

Në këtë debat u përfshi edhe investitori Michael Berry i cili deklaroi se Musk mund të dëshirojë t’i shesë aksionet për të mbuluar borxhet e tij personale.

Pasuria e Musk u tkurr me 50 miliardë dollarë, duke marrë goditjen më të madhe për një miliarder në historinë e Bloomberg, pasi humbi 36 miliardë dollarë. Hendeku që tani ndan Musk nga Jeff Bezos u reduktua në 83 miliardë dollarë.

Themeluesi i Tesla dhe Space X e zhvendosi themeluesin e Amazon nga kryesimi i listës së njerëzve më të pasur në planet për herë të parë në janar 2021.

Pasuria e Musk që nga fillimi i vitit është rritur me 70 miliardë dollarë falë fitimeve të Tesla dhe vlerësimit të SpaceX.

TË TJERA