Është martuar Shpat Kasapi

 Është martuar Shpat Kasapi

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shpat Kasapi ka bërë të ditur se e ka kurorëzuar lidhjen e tij me Selvije Jao.

Autori i shumë hiteve e ka shpërndarë një fotografi me tashmë bashkëshorten e tij, për të njoftuar lidhur me hapin e madh në jetën e tyre.

“Nga tani, Selvije Kasapi”, shkruan në përshkrim, në të cilin është bashkëngjitur edhe data e martesës.

Ndryshe, ditë më parë u përhapën spekulime se partnerja e këngëtarit ishte shtatzënë, gjë që u mohua nga ajo.

TË NGJASHME