EKSKLUZIVE: “Falimenton” edhe Ferizaji i Agim Aliut

 EKSKLUZIVE: “Falimenton” edhe Ferizaji i Agim Aliut

Një dokument zyrtar i lëshuar nga Thesari i Shtetit të cilin e ka siguruar Korrekt Press, vë në pah problemet financiare në të cilat është e zhytur Komuna e Ferizajt.

Në letrën e dërguar për Kryetarin Agim Aliu, theksohet se obligimet e Komunës që ai e udhëheqë, janë aq të larta sa nuk mund të ekzekutohen as pagat e rregullta të këtij viti.

Gjithashtu, nga dokumenti i siguruar, Komuna paralajmërohet se janë mbi 155 urdhra në pritje për ekzekutim, vlera e të cilave i tejkalon 3 milionë euro. Por, fondi aktual i Komunës, në të gjitha burimet e tij, është i pamjaftueshëm për t’i përmbushur këto detyrime financiare.

Mbetet të shihet nëse një situatë e tillë e vështirësuar, ka ardhur për pasojë të keqmenaxhimit të ekzekutivit ferizajas. Po ashtu, e paqartë është edhe fakti nëse kjo gjendje e rënduar nga borxhet e larta që e kanë sjellur në prag të kolapsimit Komunën, do të mund të tejkalohet. /KorrektPress

TË TJERA