Fationi dhe Melisa puthen jashtë “Përputhen”, a mund të përjashtohen edhe ata?

 Fationi dhe Melisa puthen jashtë “Përputhen”, a mund të përjashtohen edhe ata?

Melisa është prurja më e re në “Përputhen”, por nuk bënë ndonjë ndryshim me vajzat e vjetra të emisionit për sa i përket zhurmës që ka krijuar.

Ajo u prezantua me një kërcim mjaft sensuale dhe provokues e më pas takimet me djemtë kanë qenë mjaftë të përfolura.

Që në hyrjen e saj të parë ajo ka shprehur simpatinë për Fationin ku më pas e ka zgjedhur edhe për dy takimi të cilat për shkak të afrimitetit, ngacmimeve dhe prekjeve të shumta u bënë mjaft të komentuara.

Por një video që po qarkullon gjithandej tashmë ka bërë lëmsh rrjetin.

Të ftuar në “Shiko kush luan”, në puntatën që do transmetohen sonte, Fationi dhe Melisa kanë shkëmbyer një puthje në buzë, por për rrethanat na mbetet t’i shohim në emision.

Nuk dihet nëse kjo paraqet po ashtu shkelje të rregullave të emisionit siç është rasti me Anën dhe Arjonin.

TË NGJASHME